Report TV - Tahiri: Vullnetarë në polici njëlloj si efektivët, por pa armë

2016-11-01 0

TIRANE - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri të ditur se në Policinë e Shtetit do të pranohen shumë shpejt vullnetarët.

Gjatë fjalës së tij në konferencën ?Kontributi në sigurinë publike nëpërmjet arsimimit?, që u zhvillua sot në "Hotel Tirana", ministri Tahiri tha se të rinjtë vullnetarë do të jenë njëlloj si policët, me ndryshimin e vetëm se nuk do të mbajnë armë.