“Bëhuni pjesë e policisë vullnetare” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i brendshëm Saimir Tahiri kërkoi nga të rinjtë që të kontribuojnë për policinë, duke u bërë pjesë e saj por vullnetarisht. Gjatë konferencës për Akademinë e Sigurisë, ministri i brendshëm tha se të gjithë duhet ta shohin veten ne anën e mbështetësve te uniformave blu me qellim rritjen e sigurisë.?Kualifikimi është investimi më i madh që mund të bëjmë për sot dhe për nesër. Sfidat janë të shumta dhe më shumë sesa muskuj kërkojnë mendje dhe dije, edukim. Edhe punonjësi i policisë vullnetar do ketë mundësi të krijojë vetë bindjen mbi punën që bën sot Policia e Shtetit në përpjekjen tonë të përbashkët për të pasur më shumë siguri. Është shumë e domosdoshme që kjo hapësirë të jetë e gjitha për t?u eksperimentuar. Nesër mund të jenë të rinj që duan t?i bashkohen Policisë së Shtetit që të jenë pjesë e trupës, por mund të jenë të rinj që janë të realizuar në profesionet e tyre dhe duan që dy orë t?i shpenzojnë bashkë me policinë në detyrat që kryen policia në ndihmë të qytetarëve.?Tahiri shtoi se kjo është një praktikë e vendeve të Bashkimit Evropian, ndërsa vullnetarët më pas mund të rekrutohen në polici. Gjatë konferencës ministri i brendshëm theksoi se sipas sondazheve, policia është institucioni më i besueshëm dhe pikë referimi kur shkelet ligji.