Rama “tërbon” mediat greke - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Postimi i kryeministri Edi Rama ne rrjetet sociale ku ai i kujtonte Greqisë se nëse Akropoli i lashte është ende ne këmbe, kjo i detyrohet edhe primatit shqiptar te Athinës Gjergj Dushmanit, ka shkaktuar reagime te ashpra ne mediat e vendit fqinj. Retorika anti-greke në Shqipëri kohët e fundit është përtej çdo precedenti. Shkruajnë mediat greke, duke e cilësuar si deklarate ironike, fyese dhe te papranueshme qëndrimin e kreut te qeverise. ?Pronews? shkon edhe me tej, duke e cilësuar gjestin e Rames si injorance.?Edhe një herë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli për çështjen e Himarës. Edi Rama publikoi në adresën e tij në Facebook një gravurë ku dukej Athina e vitit 1670 dhe shkruajti se Akropoli vazhdon të qëndrojë falë shqiptarit Gjergj Dushmani, që i kërkoi venecianëve të mos bombardonin Athinën. Duket se Zoti Rama ka harruar pjesë kryesore të historisë për arsyen se Gjergj Dushmani nuk ishte as arianitas, dhe se shqiptarët e tjerë nuk kanë të bëjnë aspak me shqiptarët e sotëm. Injoranca e kryeministrit shqiptar është për të qeshur.?Çështja e banesave ne Himare duket se ka tensionuar me shume marrëdhëniet mes dy vendeve, te acaruara nga disa deklarata per çështjen çame, qe sollën edhe reagimin e ashpër te ministrit te jashtëm Kotzias, i cili nuk ngurroi ti tregonte Shqipërisë edhe forcën ushtarake te Greqisë.