TIRANE - Territori brenda Universitetit Bujqësor të Tiranës do të pastrohet nga të gjitha godinat, apo banesat që kanë zaptuar institucionin arsimor. Në fjalën e tij gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Universitetit Bujqësor, kryeministrit Rama deklaroi se shumë shpejt do të nisë puna për largimin e të gjithë zaptuesve.
"Dikush nga ju mund të thotë, kemi 25 vjet që na kanë zaptuar. Zaptuesit do ikin nga universiteti që të gjithë. Çdo godinë dhe çdo ngrehinë që nuk i takon universitetit do ikin dhe çdo familje që ka zaptuar territorin do largohet. Sigurisht me të gjitha mjetet ligjore, demokratike, por pa humbur kohë"- u shpreh kryeministri.