Report TV - Rebelim në PD, baza kundër Bashës: Po falimenton partinë

2016-11-01 0

Merr një tjetër dimension pakënaqësia në Partinë Demokratike ndaj kryetarit Lulzim Basha për mënyrën se si po e drejton partinë më të madhe në opozitë si dhe për mungesën e një strategjie konkrete dhe të besueshme, për t?a rikthyer një ditë të pushtet. Përpos një grupi deputetësh të PD, duke nisur që nga Jozefina Topalli, Eduard Selami, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Arben Imami etj., tashmë janë strukturat lokale dhe baza e Partisë Demokratike, të cilët kanë paralajmëruar falimentimin dhe shthurjen e Partisë Demokratike, nën drejtimin e Bashës, në sy të këtij të fundit.