Report TV - Universitetet, emrat e fituesve të fundit që duhet të regjistrohen

2016-11-01 0

Sot është afati i fundit për të gjitha universitetet që të mbyllin procesin e regjistrimeve. Data 1 nëntor është mundësia e fundit për ata maturantë që janë shpallur për tu regjistruar pranë sekratarive mësimore. Numëri më i lartë i kuotave bosh, është në disa nga universitetet e rretheve, por edhe në Universitetin e Tiranës janë ende kuotat të paplotësuara. Burime të gazetës bëjnë me dije se janë më shumë se 500 kuota të paplotësuara në degët e Universitetit të Tiranës. Degët që vijojnë të kenë më shumë kuota të lira janë ato në Fakultetin Ekonomik, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ndërkohë edhe në Universitetin Politeknik të Tiranës ka ende një pjesë të kuotave bosh.