“Qeveria të fokusohet te prioritetet” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas qëndrimeve publike të kryeministrit për aleanca politike parazgjedhore, LSI i përgjigjet me nevojën për thellimin e reformave dhe luftën kundër drogës. Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama flet për përqendrim të ekzekutivit ne detyrimet e tij. Zyrtari i lartë i LSI-së apelon për vëmendje më të shtuar në përmirësimin e ekonomisë së vendit. Aleatja kryesore e PS në koalicionit qeverisës vlerëson shumë të rëndësishëm edhe reformën zgjedhore. Rama thotë se do të përcjellë në komision propozimet e saj konkrete.