Thaçi dekreton ligjin për Trepçën - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi nuk ka humbur shume kohe duke dekretuar ligjin per minierën e Trepçës, menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese ne Prishtine rrezoi kërkesën e Listës Srbska. Nje fakt te tille, kreu i shtetit e ka bere publike nëpërmjet rrjeteve sociale, ku shkruan:?Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kosova është vendburim i minierave të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne. Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës. Minatorëve u jemi përgjithmonë mirënjohës, sepse me punën dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë këtë gjigant të ekonomisë sonë.?Edhe kreu i Kuvendit dhe i PDK-se Kadri Veseli eshte shprehur se Trepça eshte aset ekonomik i Kosovës. Por nga ana tjeter kreu i Listës Srpska, Slavko Simic ka deklaruar se meqe Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë kërkesën e tyre, edhe ata nuk do ta pranojnë kete vendim politik te gjykatës.