http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje liter nafte ne tregun vendas po shkon drejt çmimit 170 leke. Prej disa ditësh ne kete treg është vërejtur nje rritje e lehte e çmimit te karburanteve, nga 2 deri ne 4 leke per liter. Situata është e njejte edhe per benzinën. Importuesit ja faturojnë ketë rritje forcimit te dollarit amerikan, i cili ne tregun vendas ka arritur te këmbehet me 124 leke, nje rritje kjo qe nuk kishte ndodhur prej shume kohesh. Arsyeja e dyte e shtrenjtimit është rritja e tarifës se rilicensimit, qe disa bashki kane nisur te aplikojnë. Kjo takse është 5 milion leke ne Tiranë, si dhe 2 milion leke ne rrethe. Me here tregtaret kishin paralajmëruar se kjo rritje do te reflektohej ne çmim. Sipas kreut te shoqatës se hidrokarbureve vlera e taksave ne nje liter ka arritur ne 105 leke. Por si parashikohet tendenca e çmimit te naftës ne tregjet ndërkombëtare? Fondit Monetar Ndërkombëtar ne je analize te fundit konstatoi se çmimi i arit te zi nuk do te rikthehet ne nivelet e larta, qe arriti dy vite me pare. Raporti thote se shume eksperte mund te kenë parashikuar qe tregu i naftës te balancohet ne vitin 2017, por ajo qe mund te thuhet është se nuk pritet te përmirësohen te ardhurat per ekonomitë qe varen nga nafta. Kjo do te thotë se si pasoje e krizës globale konsumi nuk do ta tejkaloje prodhimin. FMN thote se rënia e çmimeve nxiti kërkesën per nafte duke arritur ne nje rekord prej 1,8 milionë fuçi ne dite ne 2015, por tani ky trend pritet te pesoje ulje te mëtejshme ne 1,2 milionë fuçi ne ne 2016 dhe 2017.