Nuk mund të qëndronte në heshtje kreu i shtetit, teksa është vënë nën akuzë se ka dekoruar bashkëpunëtorët e fashizmit gjatë luftës së dytë botërore.
Presidenti Bujar Nishani deklaroi se Shqipëria ende nuk është ndarë nga e kaluara komuniste. Gjatë një ceremonie në Pallatin e Brigadave për nder të ?Tetorit gjerman?, kreu i shtetit foli për dosjet e sigurimit dhe për simbolet e komunizmit që sipas tij, po rikthehen të kamufluara.