Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Universitetet kanë sërish kuota të lira edhe pas shtyerjes disa herë të afateve të regjistrimeve. Me këtë situatë përballen disa degë në universitetin Politeknik dhe në universitetin e Mjekësisë ku dega e farmacisë ka ende 14 kuota të lira dhe nuk ka më kandidatë në listë pritje. Formula e re e pranimeve dhe konfuzioni i krijuar në rradhët e maturantëve, i detyron rektorët të kërkojnë shkurtim të afateve të pranimeve në vitin e ardhshëm akademik.
24 orë nga mbyllja e regjistrimeve në universitete, pas shtyrjeve të njëpasnjëshme të afateve, institucionet e arsimit të lartë vijojnë të kënë kuota të lira. Drejtuesit e universitetve do të diskutojnë pas datës 1 nëntor për të parë mundësinë e rishpërndarjes së kuotave ose aplikime të reja për vendet e mbetura bosh, pasi nga ky proces edhe në degët të kërkuara si në universitetin politikenik dhe në atë të mjekësisë nuk kanë më kandidatë në listë pritje.
Andrea Maliqari, Rektor i Universitetit Politeknik: Janë dy fakultete, Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës si dhe Fakulteti i Inxhinierësë Matematike dhe Inxhinerisë Fizike të cilët nuk kanë më lista priteje. Në tre ditët e fundit nuk ka më kandidatë që do regjistrohen. Në Fakultetin e Arkitekturës janë regjistruar 179 nga 183 kuota, pra 4 kuota janë bosh. Kurse në fakultetin e inxhinierisë Matematike dhe Fizike janë 90 të regjistruar nga 130 kuota.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/digjen-kuotat-e-arkitektures-inxhinierise-matematike-dhe-fizike/