Report TV - 'Rimartesa' me PD, LSI: Shaka e Ramës,Balla:Bashkë në zgjedhje

2016-10-31 0

?Nëse LSI nuk do të ?rimartohet? djathtas, ne do vazhdojmë të qëndrojmë bashkë majtas?.

Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama është marrë si batutë nga ana e LSI-së. Ndaj, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama i ka kërkuar kreut të qeverisë të fokusohet tek puna dhe jo batutat.

"Me gjithë respektin që kam për vëmendjen dhe punën që ju bëni edhe si ish-koleg me ju, nuk jam këtu dhe nuk do të merrem as me batuta dhe as me mistrecllëqe batutash. Është e rëndësishme që në mënyrë të veçantë mazhoranca, por në mënyrë më specifike qeveria, të jetë e përqendruar dhe e fokusuar maksimalisht te përmbushja e detyrimeve dhe reformave të mëdha, në të cilat është përfshirë vendi, në mënyrë të veçantë do të theksoj se në këtë moment është shumë e rëndësishme realizimi me seriozitet dhe me përkushtim i reformës zgjedhore", u shpreh Rama.

Free Traffic Exchange