Ora News – Shtëpitë me qerpiç drejt shembjes

2016-10-31 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plani i ri urbanistikë i Tianës, i cili vijon diskutimet me grupet e interesit parashikon shembjen e tyre, në dakordësi mes pronarëve dhe bashkisë së qytetit me qëllim zhvillimin e zonës.
Joni Baboçi: Përsa i përket shembjes flasim për rizhvillim, pra për godina më të ulëta ku ka një racional-ekonomike që tani jemi duke proceduar dhe jemi duke përgatitur që me planin eri këto lloj ndërhyrje të ecin shumë shpejt. Pra aty ku kemi banorë që në qendër të qytetit të Tiranës me vlerën që ka pasuria në këto hapësira jetojnë akoma si në vitet 70-80, ne do të tentojmë ti zgjidhim sa më shpejt.
Joni Baboçi Drejtori Urbanistik në Bashkinë e Tiranës bëri me dije se plani urbanistik parashikon edhe ndërhyrjet në pallatet e ndërtuara gjatë kohës së diktaturës, që vetëm brenda unazës së qytetit 60% e objekteve dhe pallateve janë të kësaj periudhe.
Joni Baboçi: Kemi një element në planin e ri që e lejon mundësinë investitorëve në bashkëpunim me të gjithë banorët e pallatit të hyjë në një marrëdhënie dhe marrëveshje me ta dhe me bashkinë ku themi: Investitorit do të ketë të drejtën të ndërtojë një kat shtesë, duke pasur parasysh kushtet teknike dhe strukturore të godinës dhe në këmbim do të bëjë të gjita investimet që nuk janë bërë në këto 25 vite. Pra do të termoizolojë fasadën do hidroizolojë tarracën, mbase do bëjë eficente gjithë sistemet hidrike për sa i përket furnizimit me ujë, ngrohjes me ujë etj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtepite-me-qerpic-drejt-shembjes/