Mjekët, infermierët dhe mësuesit janë të parët që do të gjobiten deri në pezullim licence, nëse nuk raportojnë dhunën ndaj fëmijëve. Raportimi i dhunës do të jetë detyrim ligjor edhe për bashkitë, që me ndarjen e re territoriale do të duhet të punësojnë një punonjës për çdo 3.000 banorë.