Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas protestës së fermerëve të fshatit Goricaj në bashkinë e Divjakës për çmimin e ulëta të tregtimit të domates, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka bashkëbiseduar me ta, duke u shpjeguar mekanizmin për të dalë me fitim.
Fermeri: Domatja jonë po shitet për eksport nën kosto. Me këtë çmim nuk përballojmë dot as shpenzimet kryesore të kulturës, e jo më tej të vë serat në punë për sezonin e ardhshëm. Shikojmë çdo ditë një çekuilibrim që është gjithmonë e në rënie.
Panariti: Më duke shumë racionale që poshtë 400 lekë kg nuk ka më kuptim të shitet domatja në këtë periudhë. Bie dakord që poshtë këtij çmimi, sa jemi sot 31 tetor, nuk ka. Nesër përsëris është një histori tjetër, se mund të kemi ngritje.
Sipas Panaritit, zgjidhja përveç dakordësisë fermerë-grumbullues, ka të bëjë edhe me futjen e mekanizmit te ri si në gjithë Evropën, bursën ditore të çmimeve të produkteve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/panariti-fermereve-mos-mbillini-vetem-domate-por-edhe-speca/