Të gjitha hotelet, resortet, bujtinat, fjetinat apo qendrat kurative në vend do t?i nënshtrohen certifikimit nga një komision i posaçëm pranë Ministrisë së Turizmit. Këshilli i Ministrave ka miratuar rregulloren që përcaktojnë kushtet kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe procedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese.
Certifikatat e klasifikimit do të kenë vlerë 4 vjeçare dhe do jepen nga komisioni vetëm pas verifikimit fizik të strukturës nga të paktën dy persona, ndërkohë që të dhënat do të konsultohen dhe nga institucione ndërkombëtare të specializuara në këtë fushë.