http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Publiku elbasanas ka mirëpritur mbrëmjen e së dielës Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove me edicionin e tij të 18-të. Nata e parë ngjiti në skenë trupën e teatrit te Metropolit te Tiranës me pjesën ?Rashamon? të autorëve Fay & Michael Kanin me regjisore Jonida Beqo. Në këtë edicion Shqipëria përfaqësohet nga 4 trupa aktrimi, ajo e Elbasanit, Tiranës, Shkodrës dhe e Gjirokastrës. Nuk do të mungojnë edhe trupat nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe të huaja, nga Argjentina, Italia, Izraeli, Suedia, Amerika dhe Rumania. Në natën e dytë në skenë do të ngjitet trupa Italiane me pjesën ?Legjenda nga vende te largëta? me Regji te Romano Foddai. ?Skampa 18? është festivali më i madh i teatrit dhe do të vazhdojë deri të premten, më 4 nëntor.