Llullaku në superformë, tjetër dygolësh i tij në Rumani - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-31 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Azdren llullaku është në superformë dhe golat e shpeshtë që po shënon në Rumani e konfirmojnë më së miri një gjë të tillë. Sulmuesi i kombëtares kuqezi realizoi një dopietë në fitoren 3 me 1 që skuadra e tij Gaz Metan Medias arriti në transfertë kundër Tirgu Mures. Llullaku ishte i papërmbajtshëm në pjesën e parë ku realizoi edhe dopietën e tij. Në fillim në minute e 7 pas një pasimi të dhënë nga Eric de Oliveira, 28-vjeçari nga Istogu shmangu mirë me trup një kundërshtar dhe më pas me një të djathtë precise e dergoi topin ne krahun e majtë të portierit vendas. Llullaku si gjithnjë nuk nguroi të festonte me duart si shqiponjë, symbol i flamurit kuqezi. Ne minute e 31 ishte sërish kjo dyshe, braziliani De Oliveira dhe Llullaku që u bënë protagonist. Pas aksionit të zhvilluar nga e djathta, futbolisti kuqezi që ishte me kurriz nga porta u rrotullua dhe me të djathtën realizoi golin e dytë personal në këtë takim. Goli për vendasit në fundin e pjesës së parë nga Morar dhe i treti për Gaz Metan Medias. Në pjesën e dytë nga Eric De Oliveira kompletuan rezultatin ne 1 me 3, që e mban skuadrën në kuotën e 23 pikëve, në vendin e tretë në renditje ndërsa Llullaku me 12 gola kryeson bindshëm tabelën e golashënuesve në Rumani, 4 me shumë sesa Bud i Kluzhit. Kjo formë Azdren Llullakut është një shpresë e madhe edhe për trajnerin e kombvatres De Biasi për sfidën me Izraelin në Shkodër në datë 12 nëntor.