Kandidati i Aleancës për Shqipërine Europiane për kryetar në Bashkinë Kolonjë, Ilia Stefo, i shoqëruar edhe nga zv/kryeministri Niko Peleshi zhvilloi takime me banorë të fshatit Starje.
Numri dy i qeverisë premtoi më shumë investime për këtë zonë.
Ndërsa vetë kandidati Ilia Stefo, premtoi se do të zgjidhë të gjitha problemet që lidhen me ujin dhe energjinë, ndërsa tha se dera e Bashkisë së Kolonjës do të jetë e hapur për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike.
"Nuk do të vuajë më fshati për drita që nuk është ndonjë gjë e madhe por që duhen, për ujin, për të riparuar gjëra që riparohen dhe për të gjitha shërbimet e tjera. Ndërkohë siç u kam trajtuar të majtë dhe të djathtë në fushën e mjekësisë, ashtu do t?u trajtoj përsëri në bashkinë e Kolonjës", u shpreh Stefo.
Zv/kryeministri Niko Peleshi prezent në këtë takim ka premtuar përfundimin e investimeve në rrugë, duke e përfshirë Kolonjën në projektin e rëndësishëm të zhvillimit urban.