http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
I shpallur ne kërkim ndërkombëtar prej disa muajsh nga autoritetet greke per akuzën e trafikut te lendeve narkotike, ish-drejtori i Transportit ne Sarande, Klement Balili rishfaqet ne nje interviste nje per mediat e vendit fqinj. I ashtuquajturi ?Eskobari i Ballkanit? tha per gazetën ?Ethnos? se akuzat ndaj tij jane ngritur per t?u shfrytëzuar politikisht me qëllimin qe te dëmtohet kryeministri.?E gjithë historia siç mësova nga avokati Alexis Kougias është e sajuar. Nuk ka prova kundër meje, por ka vetem nje skenar te ndërtuar ne mënyre arbitrare nga policia duke u bazuar ne një kontakt timin me ate te telefonit per nje çështje pa lidhje, me nje nga personat qe është i përfshire ne kete rast. Une e dija se ai ishte sjelle ne mënyre te jashtëligjshme. Jam i sigurt se pjesëtare te policisë e nisen hetimin ndaj meje bashke me ish-kryeministrin Berisha, pasi nipi im, avokat, është emër i rendesishem i partisë ne pushtet dhe per kete arsye e ngritën rastin per ta shfrytëzuar politikisht dhe per te dëmtuar Edi Ramen.?Balili thotë se dosja e tij nuk ka mbërritur ende ne Prokurorinë Shqiptare dhe nuk u është dhëne asnjë element hetimi autoriteteve, pasi nuk kane dërguar asnjë dokument ne Shqipëri. Akuzat per trafikim te lendeve narkotike, Balili i quan shpifje.?Kjo është një gënjeshtër dhe shpifje e e ndërtuar qëllimshëm që të shfrytëzohet nga Berisha dhe opozita në mënyrë per te dëmtuar qeverinë, pasi se ata nuk kanë asgjë tjetër për t?i dhënë drejtësisë. Fakti që rasti është ngritur edhe nga opozita shqiptare dhe pjesëtarë të Policisë greke qe kanë bashkëpunuar, ndoshta tregon edhe për simpati të veçanta politike në Greqi nga ana e partisë së ish-kryeministrit Berisha.?44-vjeçari Balili akuzohet nga autoritetet greke si kreu i nje organizate kriminale qe trafikon marihuane dhe kokaine drejt Europes Perëndimore.