Report TV - Zbulohen fotot e rralla të Dhimitër Vangjelit, 60 vjet në arka municionesh

2016-10-31 0

Rite, zakone, familjet e pasura e të varfëra të Kolonjës, gjeneralë, banda muzikore, zanatçinjë, portrete të ndryshme të jetës së një shekulli më parë.

Këto foto të rralla të Dhimitër Vangjelit u ekspozuan sot në Ersekë, duke sjellë një dëshmi historike dhe të larmishme të Kolonjës.

Në ceremoninë e zhvilluar në qytetin e Ersekës, në qendrën e re të saj, të pranishëm ishin ministrja e kulturës Mirela Kumbaro, zv.kryeministri Niko Peleshi, Ministri i Çështjeve Vendore, Bledi Çuçi, kandidati i majtë për Bashkinë e Ersekës Ilia Stefo si dhe personalitete të tjera të politikës e artit.

Zbulimi i thesarit të Dhimitër Vangjelit, siç theksoi edhe ministrja Kumbaro nisi pas një telefonate të ish-kreut të ndjerë të Bashkisë, Arben Malo dhe punës së bërë nga Qendra Kombëtare e Iventarizimit të Pasurive.