Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia bashkiake e Shkodres i është rikthyer aksionit për lirimin e hapësirave publike në lagjen ?Rus?.
Tregtarët e bulmetit dhe fruta-perimeve nuk u lejuan të ushtronin aktivitetin e tyre siç kanë bërë çdo ditë.
Të gjendur përballë kësaj situate, ata kanë akuzuar kryetaren e bashkisë Voltana Ademi se nuk ka mbajtur premtimin për ndërtimin e një tregu, ndërsa theksuan se janë të gatshëm të paguajnë taksat që i detyrohen shtetit.
Tregtarë: Kryetarja e Bashkisë nuk e ka hapur asnjëherë. Këtu jemi tash e 25 vjet dhe kjo histori nuk është sot. 25 vjet për këtë popull nuk ka menduar asnjë parti.
-E ka fajin bashkia. Na duam një vend.
-Kjo është buka jonë.
-I përgjigjemi shtetit me çdo gjë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-pastrohen-trotuaret-nga-tregtaret/