Ora News – “Vettingu”, Unioni i Prokurorëve mbledh Asamblenë më 5 nëntor

2016-10-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ashtu si gjyqtarët edhe Unioni i Prokurorëve ka thirrur më 5 nëntor mbledhjen e Asamblesë ku do të vendoset për qëndrimin që do të mbajnë në lidhje me ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve që ka përfunduar në komisionin e Venecias.
Në këtë mbledhje prokurorët do të vendosin edhe nëse do t;i drejtohen apo jo gjykatës kushtetuese si palë e interesuar në proces.
Asambleja mblidhet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila më 25 tetor vendosi të pezullojë ekzekutimin e ligjit për rivlerësimin e figurave te gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas ankimimit të bërë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
Ligji iu dërgua Komisionit të Venecias për të dhënë opinion nëse është apo jo antikushtetues.
Po këtë ditë kjo gjykatë vendosi të pranojë si palë në proces unionin e gjyqtareve pas kërkesës së bere nga këta të fundit. Pezullimi i ligjit të rivlerësimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ka pezulluar edhe Shkollën e Magjistraturës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vettingu-unioni-i-prokuroreve-mbledh-asamblene-me-5-nentor/

Free Traffic Exchange