Tjetër tërmet godet Italinë - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-10-31 0

Vetëm pak ditë pas lëkundjeve të forta të 26 tetorit, toka u trondit sërish në zonën qendrorë të Italisë. Këtë herë, tërmeti me magnitudë 6.5, me epiqendër në Umbria, po në qendër të Italisë, është regjistruar në thellësinë 10 km dhe u ndie nga Jugu në Veri të vendit, madje deri në Austri.