Report TV - Spaho: Falja e taksave dhe rritja e pagave, demagogji nga qeveria

2016-10-31 0

Heqja e taksave për makinat dhe premtimi për rritjen e pagave, komentohen nga demokratët si masa elektorale të qeverisë.

Nënkryetari i PD, Edmond Spaho thotë gjatë një interviste për Report Tv se qeveria po bën lëvizje elektorale dhe jo në favor të qytetarëve, madje edhe për marrëveshjen me FMN, Spaho mendon se fondit intereson bilanci përfundimtar, por kjo nuk përjashton efektet elektorale të këtyre masave.

Nënkryetari i komisionit të ekonomisë pranon se edhe në kohën e qeverisjes demokrate apo të qeverive të mëparshme ka pasur masa elektorale, por asnjëherë thotë ai nuk kanë qenë aq të vështira kushtet ekonomike për shqiptarët.

Sipas Edmond Spahos politikat ekonomike të kësaj qeverie në tre vitet e fundit u ka rrënuar xhepat qytetarëve shqiptarë.