Report TV - Të sfidosh autizmin në banesën që po shembet, familja apel për ndihmë

2016-10-31 3

Të kesh një fëmijë me autizëm është e vështirë për çdo familje, por kur kjo bashkohet me papunësinë dhe varfërinë atëherë gjithçka bëhet e papërballueshme.

Familja Haka ka një vajzë me çrregullime të spektrit autik dhe për të bërë të mundur trajtimin e saj, ajo transferohet nga fshati në lagjen pranë qendrës së autizmit në Elbasan në një shtëpi në gjendje të amortizuar për të mos paguar qira.

Transferimi ka rezultuar pozitiv për Anjën. Trajtimi në qendër ka dhënë efektet e para dhe 9-vjeçarja ka nisur të përmirësohet. Por, përvec sëmundjes së vajzës, kjo familje përballet edhe me kushtet e vështira ekonomike.