Report TV - Koncert - protestë kundër ndërtimit të HEC-ve në Valbonën

2016-10-31 0

Ka nisur koncerti-protestë në pikën turistike të Valbonës, Tropojë, kundër ndërtimit të 11 HEC-ve përgjatë lumit me të njëjtin emër.

Dy këngëtare të xhazit Eda Zari së bashku me Elina Dunin kanë inciuar këtë koncert për t'i thënë "Jo" HEC-ve në këtë zonë, pasi ndërtimi i tyre shkatërron pasuritë e rralla natyrore të Valbonës.

Në këtë tubim marrin pjesë dhjetëra banorë të zonës, përfaqësues të Shoqërisë Civile si qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Nuk mungojnë edhe përfaqësues të politikës në mbrojtje të Valbonës si deputeti Ben Blushi dhe ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi.

Koncerti do të zgjasë deri në orën 18:00. Pas Valbonës, një koncert-protestë do të mbahet edhe në Tiranë në 30 Tetor ora 18:00 përballë Piramidës.

Artistët e kanë quajtur këtë aktivitet artistik, si një maratonë artistike.

Në pritje të nisjes së koncertit protestë në Valbonë kundër ndërtimit të HEC-eve që janë planifikuar të ndërtohen me lejen e ish-qeverisë Berisha, aktivisti Arbër Çepani në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se përveç protestave edhe arbitrazhi është një mundësi për të ndalur hidrocentralet që të ndërtohen, pasi po shkatërrojnë Luginën.