S’ka zgjedhje pa dekriminalizim - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Zgjedhjet parlamentare nuk mund zhvillohen nese nuk zbatohet ligji i dekriminalizimit dhe nuk merren veprime reale per te ndaluar drogën?. Kete deklarate te forte lideri i opozitës Lulzim Basha e ka bere kur nga beteja elektorale per qeverisjen e vendit na ndajnë vetem 7 muaj gjate nje takimi me reporterët e Këshillit te Europes. Gjate bisedes me Andrej Hunko dhe Joseph O?reilly, kryetari i demokrateve ka dhene alarmin se rreziku me i madhe per zgjedhjet e qershorit jane paratë e drogës dhe rrjetet kriminale qe kërkojnë te blejnë pushtet politik siç ndodhi ne zgjedhjet vendore ne vitin 2015 e ne ato te Dibrës. Basha akuzoi rivalin politik Edi Rama se qëllimisht ka vonuar reformën zgjedhore duke e bere ate te pamundur dhe ne keto kushte sipas tij legjitimiteti i zgjedhjeve do cenohen rëndë. Përfaqësuesve te Këshillit te Evropës, Basha u ka përcjelle bashke me shqetësimin per drogën e krimin edhe shqetësimin per nivelin e larte te korrupsionit. Per liderin e opozitës kanabizimi i vendit ka ndodhur vetem per nje arsye; per shkak te marrëveshjes së kryeministrit me segmentet kriminale.