Policia, aksion për shoferët e dehur - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndëshkimet e larta te policisë rrugore nuk u bëjnë efekt shofereve shqiptare. Ata vazhdojnë te kryejnë shkeljet me te renda qe ka kodi: i japin makinës te dehur, kalojnë semaforin me te kuqe dhe ecin me shpejtësi shume te madhe. Kete e tregojnë te dhënat ne përfundim te aksionit te rrugoreve ne nisje te fundjavës. 11 drejtues mjetesh u arrestuan. 9 kishin konsumuar shume alkool, dy te tjerë nuk kishin leje drejtimi. Por nuk mbaron ketu. 23 shoferë të tjerë i kanë shpëtuar burgut, ndonëse kishin konsumuar alkool afër normës së lejuar. Atyre iu eshte sekuestruar vetë m patenta. Ndërsa 13 të tjerëve, leja e drejtimit ju mor pasi lëviznin me shpejtësi të madhe. Rasti më ekstrem ndodhi në Tiranë ku drejtuesi i automjetit qarkullonte me pasagjerë të mitur pa u vendosur rripin e sigurimit. Dhe ne fund, policia regjistroi miliona leke te ardhura nga penalitetet: 209 gjoba - qe tashme eshte 15 mije leke - u vunë për mos vendosje të rripit të sigurimit. Aksioni i rrugorëve përfshiu edhe drejtuesit e motoçikletave, pasi ata lëviznin lëviznin pa kasa mbrojtëse.