http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grupet e milicisë Shiite deklaruan se kane nisur nje front te ri sulmi ndaj shtetit islamik ne perëndim te Mosulit, ndërsa vazhdon ofensiva per te marre nen kontroll qytetin. Grupet e militanteve Shiite shprehen se synimi i tyre eshte te mundin ISIS ne qytetin e Tal Afar, duke i prere kështu rrugët e furnizimit nga Mosuli ne drejtim te Sirise. Qyteti me shumice Shiite është ne duart e ISIS qe nga viti 2014. Mosuli eshte nje qytet sunit dhe per kete militantet Shiite kane deklaruar se nuk do te hyjne aty. Iraku e nisi ofensiven e re javen e kaluar. Forcat irakene, kurde dhe aleate, te mbështetura nga ajri nga amerikanet, kane avancuar ne brendesi te Mosulit, qe vlerësohet si kryeqyteti i ISIS ne Irak. Raportohet se te pakten 1.5 milionë njerez nuk jane larguar nga qyteti dhe per kete është shtuar frika e përdorimit te tyre si mburoja nga ISIS. Raportohet se grupi xhihadist ka rrëmbyer dhjetëra persona per t?i përdorur si mburoje njerëzore, ndersa ka vrare edhe te pakten 190 pjestare te forcave te sigurise dhe 42 civile pasi nuk i jane bindur urdherave te tij.