Tahiri: Në letër jemi 4.5 milion shqiptarë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-31 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri lançoi nga Vlora nisjen e procesit për regjistrimin e popullsisë. Sipas Tahirit është shumë e rëndësishme të dimë sa jemi dhe se ku banojmë.?Në kuriozitetin tuaj ne në letër jemi 4.5 milion shqiptarë, mbi 4.5 milion shqiptare. Por në Shqipëri ne nuk jemi kaq brenda kufijve. Sepse realiteti në letër, Shqipëria në letër nuk është Shqipëria në realitet. Sepse Shqipëria në regjistra nuk është Shqipëria e përditshme që njohim ne?.Ministri theksoi se brenda 10 ditëve do përfundojë procesi i rekrutimit për 1200 të rinjve të cilët do bëjnë regjistrimin e çdo banese ne vend. Të pranishëm ishin edhe ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri, Drejtori i OSHEE Ardian Çela, si edhe Prefektja e Vlorës Etjona Hoxha.