Fatmir Limaj sërish nën akuzë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-31 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i partisë opozitare ?Nisma per Kosovën?, njëherazi deputet i parlamentit, Fatmir Limaj eshte vene serish nen akuze per krime lufte ndaj civileve gjate luftes ne Kosove ne vitin 1998. Prokuroria Speciale e Kosovës permes nje njoftimi sqaron se akuza lidhet me vrasjen e dy civileve shqiptare, te ekzekutuar ne hyrje te nje fshati ne zonen e Malisheves. Si pjesëtar i UÇK dhe komandant i Brigadës 121, Limaj sipas akuzës, nuk ka marre masa per ta parandaluar vrasjet dhe as nuk e ka referuar kete ngjarje te organet kompetente per te cuar ne zbulimin e krimit dhe arrestimin e autoreve. Avokati mbrojtës i Limajt, Tahir Rrecaj, tha se akuza nuk është e mbështetur në prova dhe se klienti i tij nuk eshte përgjegjës per ngjarjen, pasi asokohe UÇK nuk ka qene e strukturuar. Vete Limaj ka reaguar permes nje komenti ne rrjetet sociale, ku shkruan se rasti i vrasjes se shqiptareve eshte keqpërdorur per te vijuat përndjekja kunder tij.Prokuroria e Kosovës sot ka dalë me një aktakuzë kundër meje për një rast të cilin unë jam hetuar së paku tri herë. Dy herë nga UNMIK-u dhe një herë nga Tribunali i Hagës. Në të tri rastet për mungesë të provave hetimet kundër meje janë mbyllur dhe kjo dëshmohet edhe nga shkresat hetimore të lëndës të cilat sot i mora nga prokuroria.Limaj, i njohur gjate luftes si komandant Celiku, në vitet 2012 dhe 2013 u përfshi në një proces gjyqësor në Kosovë dhe u shpall i pafajshëm. Ai dhe nëntë bashkëluftëtarë të tij, akuzoheshin se ne vitin 1999, kishin kryer krime kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër të burgosurve të ushtrisë serbe dhe policëve serbë në një qendër paraburgimi ne fshatin Kleçkë. Ne vitin 2005 Limaj u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Hagës per te njejtat akuza. Por Limaj, qe tre vite me pare u largua nga aleati i dikurshem dhe bashkëluftëtari Thaçi per te krijuar partine e tij, perballet gjithashtu ne nje tjeter çështje edhe me akuza per korrupsion, qe lidhen me kohën kur ishte ministër i transporteve ne qeverine e Thaçit.

Free Traffic Exchange