Stop - Zgjidhje per invalidin Haki Zekthi! (28 tetor 2016)

2016-10-31 5

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; ?Stop? ka udhetuar drejt Kucoves, aty ku invalidi Haki Zekthi kerkon ndihme per nje karroce, pasi eshte i pamundur fizikisht te levize.Edhe bashkeshortja e tij Faire Zekthi tregon, se kushtet e jeteses i kane te veshtira dhe vec kesaj, i duhet te kujdeset per Hakiun, si per nje femije.Kryetarja e qendres se zhvillimit social-psikologjik Marsela Lekli i dhuron Hakiut nje karroce, duke i siguruar ne kete menyre edhe pak lehtesi levizjeje.

Cili është problemi juaj, përse ju drejtuat emisionit investigativ ?STOP??

?Unë jam Faire Zekthi, e shoqja e Hakiut. Hakiu ka që në vitin 2000 që është i sëmurë me një sëmundje të rrallë, si pasojë arriti deri në këtë pikë, ka 2 vjet që nuk lëviz fare.?

Përfiton kemp zoti Haki?

?Përfiton 150 mijë lekë.?

Çfarë kërkon ti se kempin e përfiton, çfarë nuk përfiton z.Haki?

?Nuk përfiton përkujdesjen për verbërinë edhe po më ndihmuat për një karrocë që ta lëviz sepse s?kam njeri, unë dhe ky jemi.?

Haki Zekthi: ?Kërkoj nga Televizioni Klan të na ndihmojë me një karrocë invalidi se kam dy vjet që jam paralizuar . Kam besim se edhe kolektivi i Klanit e sensibilizon opinionin për këto gjëra.?


Pas kësaj interviste shumë shoqata dhe individë i kanë ardhur në ndihmë familjes Zekthi.

Lidhur me rastin e tij, Kryetarja e qendrës së zhvillimit social-psikologjik, Marsela Lekli e ardhur pranë Televizionit Klan i mundësoi Hakiut një karrocë, duke i siguruar në këtë mënyrë edhe pak lehtësi lëvizjeje.

?STOP? ka udhëtuar më pas drejt Kuçovës për t?i dërguar karrocën e shumëpritur Hakiut.

Familja Zekthi nuk i kanë kursyer urimet e tyre për emisionin ?STOP? , Televizionin Klan dhe atyre që i plotësuan këtë dëshirë jetike.