Përfaqësues të shtetit grek kërkojnë që në Shqipëri të ndërtohen edhe 8 mijë varre të ushtarëve grekë.
Kjo kërkesë adresuar shtetit shqiptar u bë gjatë aktivitetit të JO-së greke mbajtur në Manastirin e Këlcyrës aty ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke në fillim të viteve ?40.
Në meshën e mbajtur nga kleri ortodoks grek, ishin të pranishëm ambasadorja greke në Shqipëri Elenis Uraniu, kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, konsulli grek në Gjirokastër, familjarë të ushtarëve të rënë përfaqësues të lartë të partisë Agimi i Artë.