Ora News – 90 tablo, Bashkim Ahmeti ekspozitë vetjake në GKA

2016-10-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Piktori, Bashkim Ahmeti, rikthehet me një ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve. 90 tablo, peisazhe dhe portrete të frymëzuara nga kontrastet, e kuqja e Onufrit, dhe legjendat shqiptare. Ekspozita do të qëndrojë e hapur përreth një muaj.
90 krijime artistike të artit bashkëkohor shqiptar nga piktori Bashkim Ahmeti janë shfaqur në një ekspozitë vetjake në Galerinë Kombëtare të Arteve.
Tablot e ndërthurura me ngjyrat e ndezura, të ftohta, apo me kontrastet frymëzohen nga Onufri, Nikolla e Shpataraku, por në të cilat gjenden edhe kujtime mitike dhe legjendare të popullit shqiptar.
Veprat e ekspozitës vetjake përfshijnë një dekoracion shumëngjyrësh që tërheq vëmendjen e publikut artdashës, por që brenda tyre kanë edhe muzikalitet shqiptar.
Ngjarjet e qytetit të tij të lindjes, të përjetuara dhe shkruara nga pena e shkrimtarit Kadare, tashmë janë të hedhura në vaj edhe në tablotë e piktorit Bashkim Ahmeti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/90-tablo-bashkim-ahmeti-ekspozite-vetjake-ne-gka/