Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Stacionin e Policisë Memaliaj kanë ndërmarrë operacione masive në territorin e Tepelenës e Memaliajt për evidentimin dhe goditjen e vendmagazimit të bimëve narkotike në proces tharje.
Në operacion janë angazhuar 80 forca policore.
Blutë kanë evidentuar katër kapanone që shërbenin për tharjen e bimeve narkotike.Janë asgjesuar 7.500 bimë kanabis në proces tharje, ndërsa janë sekuestruar edhe 35 kg kanabis.
Operacioni i parë u zhvillua në vendin e quajtur ?Gjymshirah Meleq?, Njësia administrative Qëndër, Tepelenë në një kapanon të përshtatur u gjetën 3 000 bimë narkotike në proces tharje, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy thasë me 20 kg Cannabis Sativa.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/zbulohen-kater-kapanone-me-7500-bime-kanabis-ne-qarkun-e-gjirokastres/