Ora News – OSBE e shqetësuar për reformën zgjedhore: S’ka më kohë për të humbur!

2016-10-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri bëri thirrje sot për fillimin dhe përmbylljen në kohë të reformës zgjedhore.
?Ka mbetur vetëm një muaj e gjysmë deri në fillimin zyrtar të përgatitjeve, mandati i komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore skadon më 9 dhjetor dhe procesi i reformës zgjedhore nuk ka nisur ende. E thënë thjesht, nuk ka më kohë për të humbur!? tha përfaqësuesja e Prezencës së OSBE-së, shefja e zyrës politike Carolina Ramos Da Costa.
Ajo foli në seminarin për financimin e partive politike dhe të fushatave zgjedhore, të organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian.
Ajo përcolli mesazhin e Kryetarit të Prezencës, ambasadorit Bernd Borchardt, që komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore të mblidhet dhe të rifillojë punën, me kapacitet të plotë, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Carolina Ramos Da Costa:Është thelbësore që reforma të përfundojë në kohën e duhur përpara zgjedhjeve. Që kjo të bëhet realitet, komisioni duhet t?u japë përparësi fushave të tij të punës, në mënyrë që të realizojë një reformë zgjedhore e cila i trajton të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe që, gjithashtu, i përfshin të gjithë aktorët në një proces transparent.
Lidhur me çështjen e financimit, Ramos Da Costa tha se, legjislacioni duhet të përpiqet të arrijë një balancë mes nxitjes së kontributeve të moderuara dhe kufizimit të kontributeve tepër të mëdha. Ajo tha se, me gjithë përpjekjet për të përmirësuar kornizën ligjore të financimit të partive politike, mbeten pas zbatimi i legjislacionit si dhe sanksionet dhe masat parandaluese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/osbe-e-shqetesuar-per-reformen-zgjedhore-ska-me-kohe-per-te-humbur/

Free Traffic Exchange