Kryeministri Edi Rama konfirmoi sot vizitën që do të zhvillojë më 28 Nëntor në Berlin, ku pritet të takohet me Kancelaren Angela Merkel. Në takim kryefjalë pritet të jetë hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqiërisë në familjen e Bashkimit Europian.
Deklarata u bë sot në Tiranë ku u firmos marrëveshja mes Gjermanisë dhe Shqipërisë për pjesën e dytë të financimit të projektit ?Linja e Interkonjeksionit 400 kV, Shqipëri-Maqedoni?.