Jeta e të krishterëve sirianë në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-31 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje çift sirianësh te krishtere te larguar nga lufta ne vendin e tyre ka gjetur strehim dhe pune ne Tirane. Se fundi ata kane çelur nje fastfud me specialitete arabe, pikërisht i njëjti biznes qe kishin ne Damask. Ata jane te kënaqur me jetën ne Tirane, por mezi presin te kthehen ne atdhe, deri atëherë ata do te punojnë. Sirianet e larguar nga lufta kane gjetur ne Tirane jo vetëm nje strehe te sigurt per t?i shpëtuar vdekjes, por kane krijuar me kalimin e kohës edhe biznese pse jo minimalisht per te mos i shtrire dorën askujt. Manar dhe Fadi Abud se bashku me dy fëmijët e tyre ndodhen prej gati dy vitesh ne Tirane dhe kane çelur se fundi nje fast fud me produkte arabe. Bëjnë te njëjtën gje qe bënin edhe ne Damask. Çifti i sirianeve është i veçante, sepse ata i përkasin pakicës se krishtere dhe vlerësojnë te shqiptaret pikërisht bashkëjetesën paqësore mes besimeve. Familja Abud shpreson te përfundimi sa me shpejt i luftës ne Siri ne mënyre qe te kthehet ne vendin e saj, por deri atëherë do te vijojnë te përgatisin dhe shesin per shqiptaret shauarmat e famshme arabe.