Policia e Vlorës ka sekuestruar ditën e sotme, 75 kg lëndë narkotike, kanabis sativa. Gjithashtu blutë e Vlorës kanë vënë në pranga 1 person për posedim të këtyre lëndëve. I arrestuari është Kleant Xhaka, 22 vjeç, lindur në Lushnje, banues në Dhërmi.