Report TV - Kuotat e lira, MAS shtyn afatin e regjistrimeve deri në 1 nëntor

2016-10-31 0

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shtyrë afatin e regjistrimeve në universitete deri në 1 nëntor.

Disa nga Fakultetet nuk kanë caktuar afat për regjistrimin e maturantëve dhe mund të shtyhet edhe pas datës 1 nëntor.

Shkak për shtyrjen e afatit të regjistrimit janë bërë kuotat e lira në Universitete.

Në datën 27 tetor ishte parashikuar mbyllja e procesit të regjistrimeve, por duke parë mos plotësimin e kuotave afati është shtyrë.