75 kg kanabis në fuoristradë, një i arrestuar e një në arrati

2016-10-31 5

75 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga efektivët e Vlorës, ndërsa në pranga ka rënë një 22 ? vjeçar.

Kleant Xhaka, i lindur në Lushnje, por banues në Dhërmi udhëtonte me makinë në aksin rrugor Kotë ? Drashovicë kur u konstatua nga policia. 22 ? vjeçari, i cili shoqërohej nga një tjetër person, nuk iu bind urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar, duke vazhduar kështu lëvizjen në drejtim të fshatit Drashovicë.