Ora News – Bienalja e Mesdheut, 200 artistë nga 20 vende të botës në Tiranë

2016-10-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tirana do të presë në maj të vitit 2017, edicionin e 18 të bienales së Mesdheut, e cila do të sjellë në kryeqytetin shqiptar rreth 200 artistë nga 20 vende të botës. Pavarësisht sfidës së organizimit, Ministrja e Kulturës dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, në një konferencë të përbashkët, thanë se aktiviteti do ta shndërrojë Tiranën në kryeqytet të artit e kulturës.
Maji i vitit 2017 do ta shndërrojë Tiranën në kryeqytetin e artit në Mesdhe.
Më shumë se 200 artistë nga 20 vende do të mbërrijnë në kryeqytetin e shqiptar për edicionin e 18 të Bienales së Mesdheut.
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cilësoi organizimin një sfidë që tregon se Tirana mund të jetë kryeqytet i kulturës.
Kumbaro: Ju siguroj që nuk është një ndërmarrje e lehtë, nuk është vetëm një aventurë e bukur, është një sfidë e vështirë për të bërë bashkë të gjitha mendjet e Mesdheut, për të kapërcyer të gjitha urat e detit por dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërtuar një program i cili duhet të jetë jo vetëm mesdhetar, artistik, multikulturor, por edhe social dhe konstruktiv.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, theksoi rëndësinë e një veprimtarie të tillë kulturore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/bienalja-e-mesdheut-200-artiste-nga-20-vende-te-botes-ne-tirane/