Ora News – Takimi në Beograd, Bumçi: Rama i jep legjitimitet Vuçiç dhe lë në hije Kosovën

2016-10-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debati që la pas vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd nuk mungoi edhe në seancën e sotme plenare.
Në diskutimet jashtë rendit të ditës, deputeti demokrat Aldo Bumçi, në cilësinë edhe të ish-Ministrit të Jashtëm akuzoi kryeministrin Edi Rama për përqasje të gabuar diplomatike në marrëdhëniet Serbi-Beograd, duke lënë në hije Kosovën.
Bumçi tha se Rama po legjitimon Vuçiç dhe në këmbim nuk po merr asgjë, as njohjen e diplomave.
Kritika në drejtim të Ramës pati edhe për moskordinim të dy qeverive shqiptare si dhe për ankashkalim të homologut të tij kosovar Mustafa.
Për këtë Bumçi iu referua takimit më të fundit informal mes Ramës dhe Presidentit Thaçi në Prishtinë.
Bumçi: Nëse do ishte vetëm një rast nuk ka nevojë të ngrihej. Në tre vite Kryeministër zoti Rama ka shmangur në mënyrë të qëndrueshme kryeministrin e Kosovës, Mustafa. Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë nuk mund të ndërtohen mbi baza preferenciale dhe as personale. Ndërtohen mbi baza institucionale. Kush fiton në Prishtinë apo Tiranë e zgjedhin qytetarët, nuk mundet Rama të zgjedhë aktorët. Ka bërë në mënyrë të qëndrueshme shmangien e zotit. Mustafa duke dëmtuar marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bumci-rama-i-jep-legjitimit-vucic-dhe-le-ne-hije-kosoven/