Ora News – Mori lekë për ulje dënimi, dënohet me shërbim prove ish-prokurori

2016-10-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi sot me 2 vite e 6 muaj shërbim prove ish-prokurorin Petrit Vukaj i gjetur fajtor për akuzën e korrupsionit pasiv.
Vukaj, i cili ndodhet në arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike prej muajit dhjetor të 2015,u dënua me 2 vite e 6 muaj burg. Por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dënimi u konvertua në 2.6 vite shërbim prove.
Gjithashtu ish-prokurorit të Fierit i është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit për 5 vite.
Vukaj u arrestua dhe akuzua në nëntor të vitit të kaluar së bashku me tre persona të tjerë, dy vëllezërit Elton dhe Arjan Xhemali dhe shtetasin Gazmir Nelollari.
Ndaj tre shtetasve të fundit, gjykata vendosi dënimin me nga 1 vit e 10 muaj burg.
Nga hetimi rezultoi se Vukaj ka marre përsipër zbutjen e dënimit për një të pandehur si shkaktar i një aksidenti me vdekje në këmbim të shumës prej 300 mijë lekësh.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/denohet-me-2-vite-e-6-muaj-sherbim-prove-ish-prokurori-petrit-vukaj/

Free Traffic Exchange