Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar debatin për HEC-et në Valbonë për të akuzuar gjyqësorin se po përpiqet të bllokojë vettingun. Në debatin me demokratët, Kryeministri argumentoi se lejet janë dhënë nga qeveria Berisha dhe është e vështirë të anulohen. Kreu i qeverisë tha se në Valbonë do të ketë vetëm 2 HEC-e, ndërsa për 9 të tjera nuk është dhënë drita jeshile.
Debatet për ndërtimin e Hidrocentraleve në Parkun e Valbonës kanë zbritur edhe në sallën e Kuvendit.
Ndërsa kryeministri, Edi Rama, ka përfituar nga kjo çështje për të akuzuar gjykatat se po përpiqen të bllokojnë vettingun.
Rama: Hap e mbyll sytë asnjë proçedurë anullimi për shkak të angazhimeve që janë marrë nga qeveria. Dhe në gjykatat ndërkombëtare, se ato shqiptare e dini vetë ju se po merreni intensivisht për ta bllokuar vettingun, por dhe në ndërkombëtaret nuk mund të shkojë dot qeveria dhe të jetë palë e besueshme në rast se qeveria e mëparshme ka bërë hatara të kësaj natyre.
Deputetja demokrate, Mimoza Hajdarmataj, akuzoi qeverinë se po shkatërron një pasuri të natyrës shqiptare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-akuza-gjyqesorit-po-perpiqet-intensivisht-te-bllokoje-vettingun/