Ora News – Lushnje, ujësjellësi i ri, do shtojë orët e furnizimit me ujë për qytetarët

2016-10-31 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Është inauguruar në Lushnje, Ujësjellësi i ri i qytetit, në funksion të 30 mijë banorëve. Investimi i ri 3.7 mln euro do të shtojë orët e furnizimit me ujë të pijshëm dhe do të rrisë cilësinë e ujërave.
Banorët e Lushnjes do të kenë disa orë më shumë furnizim me ujë të pijshëm në ditë, nga një orë që ka qenë në vitet e fundit.
Rikostruksioni i plotë i rrjetit të Ujësjellësit, investim 3.7milionë euro i qeverisë gjermane, do të përmirësojë jetën e qytetarëve lushnjarë.
I pranishëm gjatë inaugurimit, Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj, tha se me rrjetin e ri të Ujësjellësit do përmirësohet dhe cilësia e ujit.
Dervishaj: Është detyrim furnizimi i qytetarëve 24 orë në ditë, me shërbim sa më cilësor dhe pa rritur kostot e ujit, prandaj ka ardhur koha të rriten kapacitetet menaxhuese. E rëndësishme është që Ujësjellësat të rrisin kapacitetet e menaxhimit të aseteve, tani që fillon edhe faza e dytë e reformës së Ujit. Në këtë fazë do të bëhet inventarizimi i aseteve dhe kalimi i kompetencave të menaxhimit te Bashkitë, prandaj duhet një koordinim akoma më i madh ndërmjet pushtetit qëndror dhe bashkive, që do të jenë administratorët kryesorë të ujësjellësave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ujesjellesi-i-ri-do-shtoje-oret-e-furnizimit-me-uje-per-qytetaret/