Ora News – Blushi tregon: Kur Edi dhe Mimi ziheshin me njëri tjetrin…

2016-10-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti Ben Blushi duke folur nga foltorja e Parlamentit për decentralizimin e pushtetit vendor, tregoi një histori të vitit 2003, ku sipas tij, Edi Rama ishte kryetar bashkie ndërsa ministrja aktuale e Mbrojtjes Mimi Kodheli ishte prefekte e Tiranës.
Blushi: Më kujtohet një histori nga viti 2003-2004, midis Mimit dhe Edit, njëra ishte prefekte e Tiranës dhe tjetri kryetar bashkie. Ziheshin gjithë ditën për copa letrash. Më duhej të qetësoja një herë njërin, një herë tjetrin. E kam bërë këtë punë në fakt, se sot janë prapë bashkë dhe janë më të qetë.
Reagimi i Blushit erdhi ndërkohë që po diskutohet ligji për prefektët.
Blushi: Nuk e kuptova se për çfarë e ka sjellë qeveria në Parlament ligjin e ri për prefektët. Nuk i shton asnjë kompetencë, përkundrazi e pluhuros edhe më shumë se ç?është. Kam filluar t?i bëj një pyetje vetes sidomos pas miratimit të reformës territoriale: a duhet apo s?duhet më të ketë Shqipëria të ketë prefektë?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-tregon-kur-edi-dhe-mimi-ziheshin-me-njeri-tjetrin/

Free Traffic Exchange