NATO i tregon “muskujt” Rusisë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-10-31 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
NATO i tregon dhembet Rusisë, duke planifikuar te dislokoje numrin me te larte te trupave te saj ne Europen Lindore, qe nga koha e Luftës se Ftohte. Vitin e ardhshëm me shume trupa te aleateve do te dërgohen ne shtetet Baltike dhe Poloninë lindore. Britania do te vendose 800 trupa, tanke dhe avionë ne Estoni, ndërsa forcat britanike dhe rumune do t?i bashkohen nje batalioni amerikan ne Poloni. Franca, Danimarka, Italia dhe aleate te tjere do te bashkohen me batalione te drejtuara nga SHBA, Gjermania, Britania dhe Kanadaja. Po kështu, per here te pare avionë te forcave mbretërore britanike Typhoon do te patrullojnë hapësirën ajrore rumune vitin e ardhshëm. Kjo eshte kundërpërgjigje e NATO-s per te mos lejuar Moskën te kërcënoje ish satelitet ruse ne Europen Lindore. Por nje dite me pare edhe Rusia tregoi forcën, duke zbuluar nje raketë bërthamore, Satan 2, me rreze veprimi 11 mije km dhe force qe mund te shkatërroje nje zone me sipërfaqe sa Franca, apo Teksasi. Ne takimin e ministrave te Mbrojtjes se NATO-s ne Bruksel, shefi i aleancës, Jens Stoltenberg, kërkoi angazhime shtese me trupa dhe logjistike ushtarake nga vendet aleate. Ndërsa kete te enjte ne ditën e dyte te ministerialit, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes BE dhe NATO-s, pasi nje Europe e forte do te thotë nje NATO me e forte.