Report TV - Rama: HEC-et në Valbonë, hata me urdhër të Ish-Kryeministrit

2016-10-31 0

Kryeministri Edi Rama i cilësoi 11 HEC-et në Valbonë, të firmosura nga ish-kryeministri Sali Berisha, si një hata që i bëhet natyrës, nga njeriu që ka lindur atje. Nga foltorja e Kuvendit, Rama iu përgjigj shqetësimit të deputetes së PD në Tropojë, Mimoza Hajdarmataj, duke theksuar se nga 11 HEC-et e parashikuara, drita jeshilë është çelur vetëm për 2 të tilla, ndërsa për 9 të tjerët nuk ka ende një vendim përfundimtar.

Rama foli dhe për anulimin e lejeve të ndërtimit për 6 HEC-e në Theth, gjithashtu të firmosura nga qeveria "Berisha".

Free Traffic Exchange